Çfarë të vishni në takimin e radhës me partnerin tuaj frymëzuar nga Kylie Jenner

Çfarë të vishni në ‘date’ e radhës me partnerin tuaj? Le të hedhim sytë nga një prej vajzave më të njohura dhe më me ndikim në botë sa i përket të veshurit.

Kylie Jenner shijoi një darkë me të dashurin e saj Travis Scott në Los Angeles këtë të shtunë.

Çifti shijoi një natë takimi në një bar dhe restorant të Hollywoodin perëndimor. Gjatë daljes së saj të fundit këtë fundjavë 24 vjeçarja u fotografua e kapur për dore me Travis, ndërsa mbërritën në vendin e tyre të takimit.

Kylie kishte veshur një fustan portokalli të ngushtë që theksonte format e saj. Ajo kishte zgjedhur një fustan me mëngë të gjata por të shkurtër, të cilin e kombinoi me një palë taka të larta ngjyrë portokalli transparente.

Duke lënë flokët e saj lëshuar, Kylie theksoi tiparet me grim të theksuar. Si aksesorë kishte zgjedhur një çantë blu të vogël.

Dalja e fundit e çiftit vjen pesë muaj pasi Kylie solli në jetë fëmijën e saj të dytë në fillim të shkurtit.

Çfarë të vishni në takimin e radhës me partnerin tuaj frymëzuar nga Kylie Jenner

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook