Më 25 maj në Tiranë, në stadiumin “AIR Albania” do të zhvillohet finalja e Ligës së Konferencës ku do të luajë Roma me Fejnordin. Në një prononcim për mediat, drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka folur për këtë ndeshje dhe duke thënë se Tirana ditën e mërkurë do të jetë e bllokuar për ata që duan të vijnë në kryeqytet:
“K[to dite është thënë që në 25 maj do ketë një shtetrrethim. Dua tu bëj me dije e tu kërkoj mirëkuptim qytetareve që data 25 do jetë ditë feste. Mos përhapim panik lidhur me shtetrrethime. Patjetër që do ketë bllokim të rrugëve. Tirana do jetë e bllokuar për ata që duan të vijnë në Tiranë.
Masat e marra deri më tani janë masa që i kanë ndarë që në ardhje të dy tifozeritë. Po kështu e ‘fan-zone’ që do jenë në Tiranë, janë marrë masa që të mos lejohen dy tifozeritë të krijojnë përplasje.
Është e vërtetë që tifozeritë kanë dhe ultras apo tifozë me tendenca të dhunshme e huligane, por kjo është një ditë feste e duhet të jetë promovim i vlerave të qytetarëve evropianë.
S’do lejojmë kurrsesi që një pakicë e vogël tifozësh që nën efektin edhe të pijeve alkoolike apo adrenalinës që shkakton sporti të prishin imazhin e vendit tone.
Jemi në bashkëpunim me autoritetet e huaja me qëllim identifikimin e këtyre personave e masat do jenë profesionale që këto akte të mos ndodhin”, tha drejtori i Policise se Shtetit Gledis Nano.
Arena e Lajmit
Loading…