Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur sot me 78 vota pro Presidentin e ri të vendit, Bajram Begaj.
Pas përfundimit të numërimit të votave dhe konfirmimit zyrtarisht të Begaj në krye të shtetit, ai është fotografuar teksa falënderon deputetët me dorën në zemër.
Sakaq, shpalljen e tij si President, salla e mirëpriti me buzëqeshje dhe duartrokitje, duke u ngritur në këmbë.
(Foto nga LSA)