Juventusi nuk përmbahet në merkato, pas Perisiç dhe Pogba nis kontaktet me mesfushorin e PSG-së

Kjo merkato verore duket të ketë nisur me ritme të larta për juventusin, me bardhezinjtë që ende pa u mbyllur sezoni kanë caktuar objektiva të qarta për repartet ku duan të përmirësohen.Pas zërave në ditët e fundit për një afrim të mundshëm të Ivan Perisiç dhe Pol Pogba në orët e fundit është përfolur gjerësisht ne median italiane për një interesim të “Zonjës” për mesfushorin e PSG-së, Paredes.

LEANDRO PAREDES

Sipas “Corriere dello Sport”, trajneri Allegri do ta kishte kërkuar personalisht mesfushorin i cili e njeh mirë Serinë A pas eksperiencës së kaluar te Roma. Argjentinasi nga ana e tij do ta dëshironte këtë rikthim në Itali si një rast për t’u rikthyer protagonist pas minutave të pakta me parizienët.

Kampionët e Francës do ta lejonin një largim të mesfushorit për një shifër rreth 20 milionë euro, të cilën Juventusi do të dëshironte ta paguante vetëm si një opsion blerje në një kontratë ku futbollisti të huazohej fillimisht te bardhezinjtë për një sezon.

Arena e Lajmit


Loading…

Juventusi nuk përmbahet në merkato, pas Perisiç dhe Pogba nis kontaktet me mesfushorin e PSG-së

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook