Komisioneri Varhelyi uron Begajn: Mezi pres të punojmë bashkë për të çuar përpara rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE

Varhelyi

Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi, uron Presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili u zgjodh nga Parlamenti me 78 vota pro.

Në një mesazh në rrjetet sociale, komisioneri Varhelyi thekson se mezi pret që Begaj të marrë detyrën, më 24 korrik, që të punojnë së bashku për të çuar përpara rrugën evropiane të Shqipërisë.

“Urime Bajram Begaj për zgjedhjen si President i ardhshëm i Shqipërisë. Mezi pres të punojmë së bashku për të çuar përpara Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE”, shkruan komisioneri Varhelyi.

Arena e Lajmit

Komisioneri Varhelyi uron Begajn: Mezi pres të punojmë bashkë për të çuar përpara rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook