Nga Rita Ora me Taika Waititi te Kate Winslet dhe Tom Cruise, yjet që shkëlqyen në finalen e Wimbledon

Kate Winslet u shfaq në Kampionatin e Wimbledon pasdite e sotme teksa Nick Kyrgios dhe Novak Djokovic përgatiteshin të përballeshin me njëri-tjetrin në finalen e shumëpritur. Aktorja e njohur tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj teksa iu bashkua një mori figurash të njohura. Ajo kishte zgjedhur një fustan veror ngjyrë bojqielli me një dantellë të qëndisur të bardhë.

Ajo e kombinoi veshjen me një palë taka kamoshi kafe dhe shumë aksesorë, duke përfshirë disa varse me gjatësi të ndryshme, byzylykë dhe një orë ari. Aktorja dukej se i ishte përmbajtur kodit të veshjes së ‘Summer Smart dhe Eco-Conscious’ – që përdorin Wimbledon për të inkurajuar veshjet miqësore me mjedisin. Dhe ajo ishte vetëm një nga shumë fytyrat e famshme që morën pjesë në ngjarjen sportive.

E pranishme ishte edhe Poppy Delevingne, e cila kishte zgjedhur një kostum klasik të verdhë.  Poppy u ul përkrah Andrew Garfield. Ky i fundit kishte veshur një kostum bezhë që e kishte shoqërur me një këmishë me vija.

Matt Smith i Crown-it i qëndroi besnik ngjyrës së bardhë me pantallona klasike dhe një këmishë të lehtë me mëngë të shkurtra. Look-un e tij e plotësoi me një palë këpucë kafe, orë dhe syze.

Ndërkohë, nuk mungoi as Tom Cruise i veshur me një kostum blu, shoqëruar me një këmishë të bardhë të pastër dhe një kravatë ‘baby blu’. Ylli i Hollywood u shfaq në super formë duke buzëqeshur dhe përshëndetur fansat.

Edhe Rita Ora dhe partneri i saj Taika Waititi tërhoqën vëmendje me praninë e tyre në ditën e fundit të kampionatit. Këngëtarja e ‘For You’ veshi një fustan midi shumëngjyrësh, me dizajn abstrakt, me mëngë të gjata, që i theksonte format për tu patur zili.

Ylli buzëqeshi teksa mbante për krahu regjisorin, i cili dukej elegant me një kostum të thjeshtë bardh e zi. Këngëtarja e kombinoi veshjen e saj me një çantë dore ‘Miu Miu’ ngjyrë kafe dhe rsandale të gjata. Rita mbante unaza elegante ndërsa në mes të këtyre temperaturave të larta kishte zgjedhur që flokët t’i kapte. Ajo zgjodhi një make-up të pastër, veror.

Taika veshi një një palë pantallona të zeza me një këmishë të bardhë Prada. Regjisori, 46 vjeç, e shoqëroi pamjen elegante me një kapele dhe atlete. Dyshja kohët e fundit u shfaqën më të dashuruar se kurrë në premierën e ‘Thor: Love and Thunder’ në Londër të martën.  Prej javësh, mediat e huaja raportojnë se çifti po planifikon një dasmë por vetë ata nuk kanë reaguar.

Nga Rita Ora me Taika Waititi te Kate Winslet dhe Tom Cruise, yjet që shkëlqyen në finalen e Wimbledon

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook