Presidenti i ri/ Peleshi uron Begajn: Zgjodhëm në krye të shtetit një njeri me vlera, që di të mbrojë Kushtetutën

Peleshi

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, uron Presidentin e ri të Republikës, Bajram Begaj.

Në mesazhin e tij, Peleshi shpreh bindjen se “në krye të shtetit kemi zgjedhur një njeri me vlera qytetare, që do të dijë të mbrojë Kushtetutën dhe ligjin”.

“Urime të përzemërta Bajram Begajt në detyrën më të lartë, si President i Republikës së Shqipërisë. Pata kënaqësinë të punoja me gjeneralmajor Begajn si Shef i Shtabit të Forcave të Armatosura dhe jam besimplotë që atë bashkëpunim të mirë do të vazhdojmë ta kemi edhe si President dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. I bindur se në krye të shtetit kemi zgjedhur një njeri me vlera qytetare, që do të dijë të mbrojë Kushtetutën dhe ligjin. Suksese Presidentit të ri të vendit!”, shkruan Peleshi.

Arena e Lajmit

Presidenti i ri/ Peleshi uron Begajn: Zgjodhëm në krye të shtetit një njeri me vlera, që di të mbrojë Kushtetutën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook