“Shtama në Mal të Dajtit, këmba laget te 9-Katëshet”, ish-prokurori Beci: Si funksionin tranzitimi i kokainës nga Amerika Latine në Shqipëri!

Gbre

Ish-prokurori Eugen Beci, i ftuar në emisionin “Open” në News24 foli për luftën e bandave të drogës në Amerikën Latinë ku mes trafikantëve ka edhe shqiptarë.

Ai pohoi se Shqipëria përdoret nga vende si Ekuadori dhe Kolumbia si vend tranzit për kokainën, ndërsa shumë prej ngjarjeve kriminale pastaj ndodhin në vendin tonë.

“Shqiptarët nga hetimet e përbashkëta shqiptare dhe DEA-s me vendet e Amerikës së Jugut, kanë realizuar dhe kanë treguar rrugën se si bëhet trafiku. Në vendet si Kolumbia dhe Ekuadori përdorin Shqipërinë si vend tranzitimit dhe kjo ka lidhje me të gjitha llojet e trafikut. Duhet të kuptojmë se gazetarët e kronikës po diskutojnë dhe flasin për mungesën e informacioneve për këta personazhe. Këto skena e kanë venë policinë shqiptare dhe prokurorinë përballë sfidave. Ke personazhe që ende nuk e di se ekzistojnë dhe ato të krijojnë ngjarje kriminale në Shqipëri. Vjet mesa kam parë nga zhvillimet janë zhvilluar 6 operacione dhe janë arrestuar 21 shtetas, me ndërhyrjen e DEA-s. Duke nënkuptuar se si funksionon tranzitimi i kokainës, duhet të kuptojmë dhe pasojat. Në Tiranë thuhet një fjalë; shtama në Mal të Dajtit, laget këmba te 9-Katëshet. Ndodhin ngjarjet atje, dhe vriten këtu psh.”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Shtama në Mal të Dajtit, këmba laget te 9-Katëshet”, ish-prokurori Beci: Si funksionin tranzitimi i kokainës nga Amerika Latine në Shqipëri!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook