“Shumë forcë e çdo të mirë”, Ambasada Gjermane në Tiranë uron Bajram Begajn: Zgjedhja e Presidentit qëndron mbi politikën e ditës

Ce5ac4c3 8332 404c A578 A67c35f73e49

Ambasada Gjermane në Tiranë ka uruar Bajram Begajn pas zgjedhjes si Presidenti i ri i Shqipërisë.

“Përgëzoj përzemërsisht z. Bajram Begaj për zgjedhjen si President i ri i Republikës së Shqipërisë ditën e sotme.

Zgjedhja e Presidentit qëndron mbi politikën e ditës. Ajo krijon mundësinë unike për tu angazhuar në shenjë të bashkimit si dhe – nisur nga sfidat, përpara të cilave gjendet Shqipëria – për të punuar në kapërcimin e llogoreve politike e për të mbështetur kulturën e bashkimit përtej partive.

Në këtë kontekst i uroj z. Bajram Begaj shumë forcë e çdo të mirë”, shkruhet në postimin e Ambasadës në Facebook.

“Shumë forcë e çdo të mirë”, Ambasada Gjermane në Tiranë uron Bajram Begajn: Zgjedhja e Presidentit qëndron mbi politikën e ditës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook