Roma dhe Torino u përballën mbrëmjen e djeshme në fushën e lojës, në një ndeshje ku verdhekuqtë e Zhoze Murinjos fituan me rezultatin 0-3.
Tekniku portugez nuk e la t’i shkonte dëm ky rast për t’u takuar dhe për të folur personalisht me mbrojtësin e Torinos, Bremer, i cili është objektivi kryesor i merkatos së Interit përsa i përket prapavijës.
Në një video të publikuar në mediat italiane shihet sesi Murinjo i afrohet mbrojtësit duke e pyetur fillimisht nëse e kishte vendosur skuadrën e tij të radhës dhe menjëherë sapo ai i përgjigjet jo, 59-vjeçari e fton t’i bashkohet Romës.
“E ke vendosur skuadrën e radhës”?
-“Jo, ende nuk e kam vendosur”.
“Atëherë hajde te ne”. Ishte kërkesa e Murinjos ndaj mbrojtësit brazilian.
Arena e Lajmit
Loading…