VIDEO/ “Më përplasi qëllimisht me makinë!” Reperi i njohur shqiptar aksidentohet në Britani

Reperi Arban Perlala i cili njihet nga të gjithë me emrin G-Bani ka zbuluar se është aksidentuar në Britaninë e Madhe dhe i është dashur që të operojë këmbën dy herë.

Ai ka postuar në llogarinë e tij në TikTok një video ku tregon se dikush e ka përplasur qëllimisht me makinë dhe denoncon në të njëjtën kohë heshtjen dhe racizmin e autoriteteve britanike që nuk e ndihmuan pasi është shqiptar.

“Kam bërë aksident në Fulham. Dikush më përplasi qëllimisht me makinë dhe më theu këmbën. Kam bërë dy operacione. Ndërkohë që unë jam në shtrat dhe nuk lëviz dot, ai që më përplasi është i lirë. Policia thotë se nuk kanë prova që e bëri ai aksidentin. 

E di që në Angli nuk u intereson shumë. Kur morën vesh që isha shqiptar, nuk më pranuan as dëshmitarët. Duhet të ndalojë kjo urrejtja ndaj shqiptarëve. Aksidenti ka ndodhur në Fulham më 22 qershor. Dëshmitarët nuk merren parasysh, se thanë që ngaqë janë shqiptarë edhe ata si unë, i kam shokë edhe nuk mund të merren për bazë,”– shprehet ai ndër të tjera.

Pas një mungese disavjeçare në skenë dhe në ekran, reperi disa javësh më parë u shfaq në programin “Më lër të flas”, ku rrëfeu shumë gjëra rreth jetës së tij, e jo vetëm.

“Këngët duhet të kenë pak më shumë tekst me kuptim, pak më shumë mesazhe”.– tha ai mes të tjerash. Sipas këngëtarit muzika që del sot është shumë më cilësore në audio, por shumë fake dhe e kopjuar.

VIDEO/ “Më përplasi qëllimisht me makinë!” Reperi i njohur shqiptar aksidentohet në Britani

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook