VIDEO/ Zgjedhja e Presidentit të ri, ja ku shkoi kryeministri Edi Rama pak minuta pas largimit nga Kuvendi

Rama Ben Pica

Kryeministri Edi Rama, pas përfundimit të votimit në Kuvendin e Shqipërisë dhe zgjedhjes së Presidentit të ri, Bajram Begaj, është larguar nga Kuvendi dhe ka shkuar në një aktivitet të zhvilluar në sheshin “Italia” në kuadër të Javës Italiane të Kulturës.

Siç shihet edhe nga pamjet, Rama nuk ka nguruar të afrohet pranë një stende picerie dhe të bëjë vetë gati një picë.

“JAVA e ITALISË nuk mund të mos përfshinte Festivalin e Pizza Village, që pas New Yorkut ndalet këtë vit në Tiranë, ku nesër picajolët a famshëm napoletanë do të angazhohen në një sesion të veçantë me fëmijët”, shkruan Rama.

Kujtojmë se sot Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi me 78 vota pro Presidentin e ri të vendit, Bajram Begaj.

VIDEO/ Zgjedhja e Presidentit të ri, ja ku shkoi kryeministri Edi Rama pak minuta pas largimit nga Kuvendi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook