Kancelari gjerman dhe Lavrov në Serbi, Brnabiç: Beogradi në pozicion të vështirë, e rëndësishme që palët kanë një vend ku mirëpriten

Serbi

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç, ka deklaruar se vizita e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov e vendos Serbinë në një situatë jashtëzakonisht të vështirë, duke iu referuar edhe vizitës së njoftuar nga kancelari gjerman , Olaf Scholz.

Brnabiç ka thënë se me agjendën e aktivitetit të Lavrov po merret presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Megjithatë ajo u shpreh se në Serbi mund të vijnë ministri i Punëve të Jashtme dhe kryeministri i çdo vendi.

“Në një botë ku të dy palët nuk duan të flasin dhe nuk duan të dëgjohen, është e rëndësishme të kemi një vend ku mund të vijnë edhe ministri i Jashtëm rus edhe kancelari gjerman”, tha Brnabiç.

Arena e Lajmit

Kancelari gjerman dhe Lavrov në Serbi, Brnabiç: Beogradi në pozicion të vështirë, e rëndësishme që palët kanë një vend ku mirëpriten

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook