Revolucioni, Juvja e re merr formë/ Pazëllin bardhezi do ta plotësonin vetëm…

Juventusi i ri ka nisur që të marrë formë, ndonëse këtë verë pritet që të jetë një ndryshim rrënjësor. Nëse disa lojtarë kanë përshëndetur (Dibala, Kielini e Bernardeski) dhe të tjerëve u është treguar dera (Moratës me kushte, por edhe Kenit, Arturit e Sandros), drejtori sportiv, Federiko Kerubini, dhe administratori i përgjithshëm, Mauricio Arrivabene, duket se kanë marrë lajme të mira nga ata objektiva me të cilët Juventusi dhe trajneri Masimiliano Alegri ka kërkuar që të riprovojë të ringrihet.

ALEGRI ANJELI

Dhe ndryshe nga plani fillestar, kur kryefjala ishin talentet e rinj, situata ka ndryshuar me kërkesë të “Kontit Maks”, duke këmbëngulur tek eksperienca dhe, pse jo, provimi i synimit të Ligës së Kampioneve. Nga 5 emra që janë monitoruar 3 duket se janë fare pranë, por le të hymë më në detaje.

ANGEL DI MARIA

Argjentinasi dje i ka dhënë zyrtarisht lamtumirën PSG-së me një postim në rrjetet sociale (“Faleminderit për dashurinë që më keni treguar në këto 7 vite”). Ai do të luajë sot takimin e fundit për francezët ndaj Metzit dhe më pas do të firmosë kontratën me Juventusin sipas akordit: 1 sezon prej 7 milionë eurosh neto në vit, me opsion për një të dytë. 34-vjeçari do të sjellë asistet që kërkon Alegri për Vlahoviçin (nga 119 që ka ofruar në Francë, 92 kanë përfunduar në gol).

Di Maria formacioni

FRANÇESKO AÇERBI

Pas Di Marias, emri i dytë që mund të zyrtarizohet është ai i zëvendësit të Xhorxho Kielinit edhe në kombëtaren e Italisë. 33-vjeçari Açerbi do të lërë Lacion në një shkëmbim kokë më kokë me juventinin Daniele Rugani, i cili pret vetëm kompletimin e dokumentacionit që do të përfshijë të dy mbrojtësit.

ZHORZHINJO

Por ndërkohë, surpriza më e bukur dje ishte kontakti direkt mes Kerubinit dhe Zhorzhinjos në Londër. Duke parë se pronari i ri i Çelsit nuk duket se ka ngrohur shumë zemrat e lojtarëve pas largimit të detyruar të Roman Abramoviçit, nga Çelsi shumë yje po presin edhe aprovimin zyrtaro-ligjor të bosit të ri për të hyrë zyrtarisht në bisedime.

Dhe Zhorzhinjo ia kë dhënë më shumë se gjysmë fjale drejtorit sportiv të Juves, ndonëse fantazisti ka pasur edhe një kontakt direkt edhe me trajnerin Alegri, për t’u bindur. Deri këtu panorama duket më shumë se motivuese, ndonëse pazëllin do ta kompletonin Pol Pogba dhe Ivan Perisiç, me francezin dhe kroatin që tashmë i kanë marrë ofertat nga Juventusi, respektivisht 10 dhe 6 milionë euro në vit, për të thënë “po” dhe të vishen bardhezi, me parametër zero këtë verë, për një skuadër që premton shumë ëndrra të bukura.

Përgatiti: JETON STAMOLLA – Arena e Lajmit


Loading…

Revolucioni, Juvja e re merr formë/ Pazëllin bardhezi do ta plotësonin vetëm…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook