Sfida e fundit e kampionatit, flet trajneri Alegri: Prisni goleadë me Fiorentinën, nga merkatoja dua…

“Do të jetë një ndeshje e bukur, në një ambient shumë të nxehtë dhe të gjithë e dimë arsyen (Vlahoviç). Me shumë mundësi do të jetë një sfidë që do të dhurojë shumë gola, ndonëse Fiorentina kërkon që të blindojë përfundimisht edhe rikthimin në Kupat e Europës.

alegri

Në Firence do të shkojmë të gjithë së bashku, përjashtuar Kiezën, Danilon e De Shiljon e dëmtuar. Dua që të dëfrehemi të gjithë dhe ta shijojmë këtë fund sezoni”. Ishin këto fjalët e para të shprehura nga trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, në pritje të transfertës në Firence, sot në mbrëmje, në javën e fundit të Serisë A.

“Çfarë pres nga merkatoja? Si fillim jam i mahnitur nga Fabio Mireti. Ajo që më pëlqen tek ai është qetësia që ka në fushë, sepse falë saj arrin që të luajë si një veteran, edhe pse po flasim për një lojtar të datëlindjes 2003. Nga sezoni i ardhshëm do të ketë ndryshime në skuadër, por mendoj se baza që kemi edhe aktualisht është mjaft e mirë për të bërë gjëra normale që kërkohen te Juvja, fitorja me çdo kusht, ndërsa blerjet do të na dërgojnë në nivele edhe më të larta, siç shpresojmë”, përfundoi Alegri.

Arena e Lajmit


Loading…

Sfida e fundit e kampionatit, flet trajneri Alegri: Prisni goleadë me Fiorentinën, nga merkatoja dua…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook