U njohën gjatë xhirimeve të filmit, çifti i aktorëve zbulon lajmin, do mirëpresin në jetë fëmijën e dytë

Kate Mara dhe Jamie Bell janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë së bashku. Aktorja zbuloi lajmin në një postim në Instagram, ku shkroi: “Jemi tre në këtë foto”, shoqëruar me një imazh të realizuar nga paparacët ku ecën për dore me partnerin e saj.

kate mara

Brenda pak minutash, miq të tyre të famshëm uruan çiftin e aktorëve për lajmin e mocionues.

39-vjeçarja dhe  Jamie Bell u njohën gjatë xhirimeve të filmit “Fantastic Four” në vitin 2014 dhe ndezën thashethemet se ishin në një romancë pasi u panë së bashku në Met Gala 2015.

kate mara1

Ata u fejuan në fillim të vitit 2017 dhe u martuan në Los Angeles në korrik të atij viti. Çifti i aktorëve mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, një vajzë, në maj 2019, por ende nuk e kanë bërë publike emrin e saj.

kate mara2

Para se të njihej me Kate Mara, 36-vjeçari ka qenë i martuar për një periudhë të shkurtër me Evan Rachel Wood nga 2012 deri në 2014. Ai dhe ylli i “Westworld” kanë një djalë 8-vjeçar, Jack Matfin Bell.

kate mara3

U njohën gjatë xhirimeve të filmit, çifti i aktorëve zbulon lajmin, do mirëpresin në jetë fëmijën e dytë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook