Një aksident është regjistruar në aksin e vjetër Lezhë-Milot pranë fshatit tresh të Lezhës.
Mësohet se një automjet Volkswagen ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një lokal. Si pasojë e aksidentit një person i cili ndodhej në ambientet e lokalit ka mbetur i plagosur.
I plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës…Sakaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Arena e Lajmit