Arrestohen 2 persona në Vlorë, 2 të tjerë procedohen penalisht. Nga vjedhje te kallëzim i rremë, ja akuzat

850x636 Policia Vlore1 E16306544986951630862087

Vihen në pranga 2 persona në Vlorë, procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi R. P., 34 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka vjedhur një apart celular dhe disa pije alkoolike, në një restorant në Sarandë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin P. T., 55 vjeç, banues në Patos, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. H., 30 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, pasi është konstatuar duke ndërtuar një platformë duri, pa lejen e organeve kompetente.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen S. L., 40 vjeçe, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim penal të rremë ndaj shtetasit D. T.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë dhe Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Arrestohen 2 persona në Vlorë, 2 të tjerë procedohen penalisht. Nga vjedhje te kallëzim i rremë, ja akuzat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook