Kilian Mbape ka vendosur të rinovojë me PSG-në pasi ka gjetur akordin me klubin francez. Lajmi është bërë publik para fillimit të ndeshjes së fundit të kampionatit ndaj Metz dhe vetë futbollisti ka dhënë një prononcim të shkurtër rreth kësaj teme.
“E kam thënë gjithmonë që Parisi është shtëpia ime. Dua të fitoj shumë tituj këtu dhe të argëtohem si gjithmonë. Faleminderit të gjithëve”, ishin fjalët e sulmuesit francez, që kështu ka shuar ëndrrën e tifozëve të Real Madrid të cilët e pritnin atë të formonte një tredhëmbësh të frikshëm me Benzema e Vinicus.
Edhe Naser Al Khelaifi ka qenë në delir pasi zyrtarizoi marrëveshjen. “Që nga dita e parë kur erdhi këtu, ai ka besuar në projektin tonë dhe do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë. Falënderoj familjen e Kilian dhe atë, ju falënderoj edhe ju tifozëve, në Francë dhe në të gjithë botën”, tha presidenti i PSG-së.
Arena e Lajmit
Loading…