“Ka shkelje të rregullores”, Tritan Shehu: Të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për gjenocidin serb! Felaj: Është tagër i kryetarit

Kuvendi

Është zhvilluar këtë të hënë seanca plenare në Kuvend.

I pari që ka marrë fjalën në këtë seancë është deputeti Tritan Shehu i cili është shprehur kritik, pasi sipas tij ka një shkelje të rëndë të rregullores.

“Ka një problem të rëndë procedural që lidhet me mosrespektim e rregullores”, tha Shehu, duke shtuar: “Ne kemi një rregullore të shenjtë. Prej shumë ditësh një grup deputetësh kemi depozituar kërkesën për mocion debat për të dënuar gjenocidin serb. Në bazë të rregullores thuhet që brenda tre ditësh duhet të mblidhet konferenca e kryetarëve.”

 

Gjithashtu Shehu ka kërkuar që të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për rezolutën e gjenocidit serb.

Nga ana e saj zëvendëskryetarja Ermonela Felaj, i përgjigj deputetit Shehu duke theksuar se Konferencën e thërret kryetari.

” Unë i referohem rregullores, Konferencën e thërret kryetari.”, tha ajo.

Arena e Lajmit

 

“Ka shkelje të rregullores”, Tritan Shehu: Të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për gjenocidin serb! Felaj: Është tagër i kryetarit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook