“6 ministra kandidatë për t’u ekstraduar”, Berisha bën deklaratën e fortë dhe i drejtohet Ballës: Ke mbi 100 telefonata me Dumanin, si e pagove për të “shpëlarë” tek…

Berisha Kuvend

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar se qeveria nuk sjell në Parlament marrëveshjet e ekstradimit me vendet e Beneluxit sepse do të ndikonte te ministrat dhe deputetët e maxhorancës.

Ai theksoi më tej se Taulant Balla ka pasur kontakt me Nuredin Dumanin të penduarin e drejtësisë.

“Së pari denoncoj qeverinë e cila nuk sjell në Parlament marrëveshjet e ekstradimit me vendet e Beneluxit. Këtë se bën për faktin e vetëm se të paktën 6 ministra dhe shumë deputetë, janë kandidatë për ekstradime. Së dyti për parafolësin, kam një pyetje. Sa e pagove Nure Dumanit për të shpëlarë tek Manhasët. Kjo do të dalë. Nuk është vetëm kjo. Ai ka mbi 100 telefonata me Dumanin me sharrën, gozhdën dhe bandën e Suel Çelës, Talo Çelës dhe me radhë”, tha Berisha.

Arena e Lajmit

“6 ministra kandidatë për t’u ekstraduar”, Berisha bën deklaratën e fortë dhe i drejtohet Ballës: Ke mbi 100 telefonata me Dumanin, si e pagove për të “shpëlarë” tek…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook