“A ke konsumuar lëndë narkotike?” Sara Hoxha i përgjigjet pyetjes pikante. Zbulon çfarë punësh ka bërë në Gjermani

Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha është kthyer në një personazh shumë të përfolur dhe të ndjekur në rrjetet sociale ku është shumë aktive dhe nuk ngurron të ndërveprojë me ndjekësit e saj.

Sara realizon shpesh intervista virtuale ku iu jep mundësinë atyre ta pyesin rreth gjërave të ndryshme. Dhe Sara nuk ngurron tu përgjigjet, madje edhe kur e pyesin për lëndët narkotike.

“A ke konsumuar ndonjëherë lëndë narkotike?” e ka pyetur dikush Sarën e cila i është përgjigjur: “Çfarë lloj pyetjeje është kjo që bën këtu në mediat sociale? Por, do të gënjej nëse do të thoja jo”.

Mes të tjerash dikush e pyet nëse ka punuar kur ka qenë adoleshente dhe Sara ka treguar se ka bërë disa punë. “Kam punuar si kamariere, agjente shitjesh, në një kinema(puna më e bukur që kam bërë si adoloshente). Në Gjermani kam punuar edhe si përkthyese që ishte një punë interesante për moshën time”.

Lidhja e Sarës dhe Ledrit u zbulua vite më parë, por vetë çift konfirmoi lajmet në prill të 2020. Asokohe, Ledri publikoi një foto me Sarën teksa shiheshin të përqafuar. Më pas, të dy janë shfaqur të pandarë teksa nisën bashkëjetesën në Prishtinë. Një ‘sakrificë’ nga Sara për dashurinë pasi ajo është rritur dhe jetonte në Gjermani para se të njihte Ledrin. Në po të njëjtin vit ata njoftuan se do bëhen prindër për herë të parë.

Në dhjetor të 2020, çifti mirëpriti në jetë një vajzë që i vendosën emrin e veçantë Poem Blu. Ata nuk kanë ngurruar ta shfaqin të bijën në rrjetet sociale madje i kanë krijuar edhe një llogari me emrin e saj në Instagram.

“A ke konsumuar lëndë narkotike?” Sara Hoxha i përgjigjet pyetjes pikante. Zbulon çfarë punësh ka bërë në Gjermani

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook