Emilianët me më të mirët, Pioli zbret Kesin në “mbrojtje”. Ja formacionet e mundshme në Sasuolo-Milan

Alesio Dionizi do të hedhë më të mirët në fushë për të bërë një figurë pozitive përpara “Mapei Stadium” të stërmbushur.

mi

Edhe Pioli nuk ka rrugë tjetër, teksa nesër mund t’i mjaftojë një barazim për t’u shpallur kampion. Trajneri kuqezi synon t’i besojë Kruniçit si fantazist me Kesin dhe Tonalin në rolin e “digës”.

Në fazën pa top, afrikani do të ketë një rol kyç pasi do të duhet të tërhiqet në prapavijë për t’u vendosur mes Tomorit dhe Kalulusë. Kjo lëvizje lind si nevojë taktike që synohet të balancojë forcat në tre kundër tre përballë sulmuesve të Sasuolos.

Në krahët e prapavijës do të veprojnë Hernandez dhe Kalabria, ndërsa anësorët ofensivë do të jenë Salmakersi me Leaon.

Zhiru do ta nisë përsëri titullar, me Rebiçin dhe Ibrën që mund të gjejnë hapësirë në ndeshje e sipër.

Shqetësimi i vetëm është Benaseri i cili nuk është në formën më të mirë siç e vërtetojnë edhe ndeshjet e fundit ku është aktivizuar si zëvendësues.

SAS

MIL

Arena e Lajmit


Loading…

Emilianët me më të mirët, Pioli zbret Kesin në “mbrojtje”. Ja formacionet e mundshme në Sasuolo-Milan

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook