FOTO/ Influencer, këngëtare, modele dhe shumë seksi. Ja VAG-sat e Premier Ligës me popullaritetin më të madh në “Instagram”

Lufta e ashpër në fushë mes futbollistëve është spostuar edhe në garën e partnereve të tyre për popullaritetin e rrjeteve sociale. “The Sun” ka zbuluar listën e grave të yjeve të Premier Ligës, të cilat kanë më shumë ndjekës në rrjetin social “Instagram”.

Collage Maker-13-Jul-2022-04.45-PM

Dhe kush mund të mungonte në krye të listës përveç partneres së futbollistit me më shumë ndjekës në rrjetet sociale, Kristiano Ronaldo. E fejuara e tij, Xheorxhina, e cila është prej shumë vitesh përkrah yllit portugez të Mançester Junajtidit, ka aq ndjekës në “Instagram”, sa vetëm 38 shtete në botë krenohen me një popullsi më të madhe.

Modelja 28-vjeçare, ish-shitësja e dyqanit “Gucci” në Madrid, u takua me Kristianon kur ai luante me Realin në fund të vitit 2016. Me të futbollisti ka dy fëmijë, ndërsa në total ai ka 5.

Rodrigez sot ka 38.9 milionë ndjekës në “Instagram”, një shifër që do ta kishin zili edhe shumë yje futbolli. Sigurisht, jo i dashuri i saj, i cili ndiqet në këtë rrjet social nga gati gjysmë miliardi njerëz, 466 milionë ndjekës.

9640cf44493b8db4871312968f0f262d

Në vend të dytë renditet këngëtarja britanike e grupit “Little Mix”, Perri Eduards. 29-vjeçarja, e cila fitoi edhe “X Factor” në vitin 2011, është e dashura e mesfushorit të Liverpulit, Okslejd-Çembërlein që prej vitit 2016, ndërsa çifti janë bërë edhe prindër të një djali në gusht 2021, të quajtur Aksel.

Perri ka 15.4 milionë ndjekës në “Instagram” dhe e sigurt është se në këtë rast, shumë prej tyre janë prej talentit të saj dhe jo prej ish-yllit të Arsenalit.

EBjdh6pXoAUJm9Y

Podin e plotëson një futbolliste. Alisha Lehman luan për Aston Vilën, ashtu si i dashuri i saj Duglas Luiz. 23-vjeçarja, e cila luan për kombëtaren e Zvicrës konfirmoi lidhjen me mesfushorin brazilian në nëntor të vitit të shkuar dhe sot ajo gëzon 7.7 milionë ndjekës në “Instagram”.

10544c8fb064a3ffa40556dc7d114d97

vag-sat

FOTO/ Influencer, këngëtare, modele dhe shumë seksi. Ja VAG-sat e Premier Ligës me popullaritetin më të madh në “Instagram”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook