“Kam komunikuar me Begajn dhe e kam uruar”, Meta zbulon prapaskenat para firmosjes së dekretit: Kemi pasur debate për këtë çështje, por…

Meta Ok

Presidenti Ilir Meta në vazhdën e diskutimit mbi firmosjen nga Stambolli të dekretit për lirimin e Bajram Begajt nga detyra e tij e shefit e shtabit të përgjithshëm, tha se ka pasur diskutime dhe debate për këtë çështje.

Ai tha për Syri.tv se gjatë këtij procesi ka komunikuar me Begajn dhe Peleshin.

“Këta ma kërkuan zyrtarisht lirimin e Begajt. Duhet të nxjerrësh një dekret dhe duhet një datë. Unë i plotësova një dëshirë një individi (z.Begaj) që kërkonte të lirohej nga detyra qe mbante, madje dhe kemi komunikuar me zotin Begaj dhe Peleshi për zgjidhjen e kësaj situata. Nuk i jam përgjigjur Edi Ramës, por një luajaliteti mes institucioneve. Nuk u ndjeva në presion nga zgjedhjet e parakohshme. Kam një zyrë juridike në Presidencë, që është më siperiore për kompetencat. Kemi pasur disa mendime, disa debate për këtë çështje. Dhe ka prevaluar se kjo është rruga më e mirë dhe më e drejtë. E kam uruar. I uroj suksese. Nuk jemi takuar dhe kemi folur në telefon. Kam folur para dhe pas zgjedhjes. E kam uruar.”, tha Meta.

Arena e Lajmit

“Kam komunikuar me Begajn dhe e kam uruar”, Meta zbulon prapaskenat para firmosjes së dekretit: Kemi pasur debate për këtë çështje, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook