“Kërkohet ekstradimi i gjashtë ministrave”/ Manja i përgjigjet Berishës: Sajesë, nëse do të vijë një kërkesë e tillë jemi të gatshëm që…

Manja Ekstradimi

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se Shqipëria ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me vendet e Beneluxit. Ai iu përgjigj Berishës, i cili deklaroi se po pengohet ekstradimi i ministrave dhe deputetëve.

Sipas Manjës kërkesa të tilla nga vende si Belgjika, Holanda apo Luksemburgu nuk ka ardhur, por nëse do të ndodhë ata janë të gatshëm ta nënshkruajnë.

“Lidhur me atë që deklaroi zoti Berisha se qeveria shqiptare ka bllokuar marrëveshjet e ekstradimit me vendet e Beneluxit. Nuk e di se si kjo kërkesa ka shkuar më parë në zyrën e Berishës. Dua të jem i qartë. Sot nuk ka asnjë pengesë në fushën e bashkëpunimit gjyqësor as me Belgjikën, Holandën apo Luksemburgun. Bashkëpunimi është në nivele të kënaqshme.

Me Belgjikën kemi një marrëveshje dy-palëshe për personat e dënuar. Kemi bashkëpunim të shkëlqyer dhe s’ka kërkesë nga këto shtete, sepse jemi të gatshëm të nënshkruajmë marrëveshje nëse do të vijnë. S’e di se si i sajoni këto gjëra, në një seancë dedikuar zgjedhësve. Por kur nuk ke zgjedhës i drejtohesh marëveshjeve të ekstradimit”, tha Ulsi Manja.

Arena e Lajmit

“Kërkohet ekstradimi i gjashtë ministrave”/ Manja i përgjigjet Berishës: Sajesë, nëse do të vijë një kërkesë e tillë jemi të gatshëm që…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook