“Ky shtet që bie fund e krye era s*ks”, Açka për rastin në Librazhd: Zotërinj, sa krime duhen konsumuar që makineria juaj e ndryshkur të lëvizë

Krim

Deputetja Flutura Açka ka risjellë në vëmendje ngjarjen e ndodhur në Librazhd, të nuses e cila u kap duke tradhtuar bashkëshortin nga vjehrrit e saj.

Açka u shpreh se të gjithë kanë qenë dëshmitarë dhe aktorë të një ngjarje të hidhur.

“Të nderuar shqiptarë, prej disa ditësh kemi qenë dëshmitarë dhe aktorë të një ngjare të hidhur ndaj në gruaje shqiptare, flas për ngjarjen në Librazhd. Ne kemi qenë shumë apatikë, kjo ngjarje është në kufijtë e primitivizmit, thjesht barbare”, tha ajo.

Deputetja ka dënuar ashpër këtë situatë , pas filmimeve dhe shpërndarjeve në rrjete sociale, ndërsa theksoi se është një krim.

“Krim është edhe mosveprimi”, tha ajo, “më falni zotërinj të shteti sa krime duhen konsumuar që makineria juaj e ndryshkur të lëvizë”.

 

“Të vendosë një grua në qendër të bolorisë kombëtar edhe shteti i përfunduar me ca policë po aq primitivë, ky është shteti,. Ky mund të jetë shteti që keni ndërtuar ju. Ose ndonjë shtet që justifikoni rrogat tuaja ,, por jo shteti që aspiroj unë. Krim nuk quhen vetëm armët, droga, por edhe mosveprimi. Shihni çfarë është konsumuar në pak minuta ndaj një qytetareje të mbrojtur nga Kushtetua. E rrahin me bastun dhe shpëton se bastuni nuk është automatik, i heqin batanijen që ta shohin të zhveshur, marrin me vete edhe një zogori dëshmitarësh, e filmojnë të zhveshur e shajnë në kor, i kujtojnë bukën dhe ujin. E hedhin në internet që ta turpërojnë publikisht duke harruar , këto janë krime. Thërrasin policinë që mezi pret të vishet vajza, dhe tallen. Vajza përfundon në spital është krim. Ish- burri e kërcënon se do ta vrasë, vëllai e kërcënon se do ta vrasë. Më falni zotërinj të shtetit, sa krime duhet të konsumuar në kaq pak kohë që ju të lëvizni makinerinë tuaj të ndryshkur, apo mos u intimidua shteti nga tradhtia e kësaj vajze  E kush ky shtet që bie fund e krye era seks.”, tha më tej Açka.

“Ky shtet që bie fund e krye era s*ks”, Açka për rastin në Librazhd: Zotërinj, sa krime duhen konsumuar që makineria juaj e ndryshkur të lëvizë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook