Sherr në Paskuqan, plagoset me thikë një person, arrestohet 65-vjeçari

Policia Tirane 1

TIRANË

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në Paskuqan, teksa policia ka arrestuar pas ngjarjes autorin e dyshuar. Plagosja ka ndodhur pas një sherri mes dy personave.

Sipas burimeve zyrtare është vënë në pranga shtetasi R. K., 65 vjeç, banues në Paskuqan, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Shtetasi R. K., për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasin M. M. Gjatë konfliktit 65-vjeçari e ka goditur shtetasin M. M me mjet prerës, dhe i ka dëmtuar mjetin, me sende të forta.

Sherr në Paskuqan, plagoset me thikë një person, arrestohet 65-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook