Ato janë ushqime të shëndetshme që përmbajnë vitamina dhe minerale që ndihmojnë të kemi një shëndet të mirë.
Mjalti, uji dhe kanella mund të përdoren duke i trazuar bashkë në raportin 1 lugë gjelle mjaltë dhe 1 lugë çaji kanellë të bluar në një gotë me ujë.
Një gotë me ujë, mjaltë me kanellë mund të konsumohet në mëngjes dhe në mbrëmje ose në formën e çajit duke shtuar ujë të ngrohtë.
Sistemi imunitar: Peltja prej mjalti dhe kanelle është shumë e mirë për të fuqizuar sistemin imunitar, eliminuar lodhjen kronike dhe madje edhe për jetëgjatësinë.
Ky kombinim përdoret për të kuruar të ftohtin dhe virozat.
Diabeti: Kanella përban antioksidantë që kanë një efekt të ngjashëm me atë të insulinës.
Kjo do të thotë që antioksidantët shtyjnë glukozën jashtë gjakut dhe drejt e tek qelizat ku glukoza mund të shërbejë si burim funksional energjie.
Energjia, një burim i pastër i sheqerit natyral nuk shkakton luhatjet e sheqernave në gjak.
Kanella dhe mjalti i tregojnë rrugën glukozës që t’i bëjë trupit mirë dhe ofrojnë një përmirësim të ndjeshëm në menaxhimin e diabetit të tipit 2.
Pickimet e insekteve: Një nga përfitimet e kombinimit të mjaltit dhe kanellës është lehtësimi nga pickimet e insekteve. Kanella është një substancë anti-inflamatore.
Mjalti është përbërësi antiseptik dhe terapeutik i shumë produkteve kozmetike.
Ja përse kombinimi i të dyve jep rezultat ndaj të gjitha irritimeve të lëkurës dhe pickimeve dhe në të njëjtën kohë parandalon formimin e infeksioneve.
Mjalti dhe kanella ndihmojnë në shëndetin dhe funksionimin e sistemit tretës.
Të dyja shuajnë gazrat nga stomaku dhe zorrët. Ato shërojnë stomakun e lënduar, infeksionet e fshikëzës së urinës dhe zbusin fryrjet.
Artriti:Mjalti dhe kanella përdoren së bashku edhe për të lehtësuar dhimbjet nga artiti.
Konsumimi i rregullt i kësaj përzierje magjike mban kockat shëndetplotë dhe zbut dhimbjet e kyceve.
Mjaltin dhe kanellën mund ta përzieni me ujë të vakët dhe të përfitoni të njëjtat rezultate fantastike.
Kujdesi për lëkurën: Lëkura është një nga përfitueset e mjaltit dhe kanellës. Një aplikim i thjeshtë i pastës magjike mund të trajtojë infeksionet më minimale apo edhe puçrrat.
Mjalti dhe kanella së bashku mund të përhapen mbi plagë, apo thjesht në lëkurë.
Çrregullimet e zemrës: Mjalti dhe kanella përdoren për të ulur nivelet e kolesterolit, që do të thotë se ato i japin një mburojë të madhe zemrës duke garantuar shëndetin e saj.
Kolesteroli i keq mund të çojë në shfaqjen e arteriosklerozës apo trashjes së mureve të enëve të gjakut dhe arterieve. Kjo rrit edhe shanset e goditjes nga një atak në zemër.
Mjalti dhe kanella ushqejnë flokët, i mbrojnë ato nga rënia, dhe stimulojnë rritjen e tyre.
Të dy këto produkte mund të përdoren individualisht edhe për higjenën orale, në heqjen e erës së keqe të gojës apo për të lehtësuar dhimbjet e dhëmbit./AgroWeb.org