VIDEO/ Ceremoni spektakolare për rinovimin e Mbapesë, ylli francez firmos deri në 2025-ën

Tashmë nuk ka dyshime! Merr fund “telenovela” Mbape. Ylli francez vendosi të rinovojë kontratën me PSG-në deri në verën e 2025-ës dhe e bëri këtë pak orë para ndeshjes së fundit të sezonit. Edhe pse të shumta kanë qenë zërat që e dërgonin Mbapenë te Reali i Madridit, francezi ka vendosur t’i qëndrojë besnik parizienëve.

MBAPE

“Historia shkruhet këtu. Këtu është Paris”, thotë Mbappe në videon e njoftimit të prezantimit, ndërsa presidenti Al Khelaifi kishte organizuar një ceremoni spektakolare në “parkun e Princave” për të festuar akordin për rinovim me yllin francez.

Teksa Mbape u shfaq para tifozëve me bluzën që tregonte rinovimin deri në vitin 2025, fishekzjarre shpërthyen në stadium, ndërkohë që nuk munguan ovacionet elektrizuese të tifozëve, me koret dedikuar talentit të madh të futbollit.

Arena e Lajmit


Loading…

VIDEO/ Ceremoni spektakolare për rinovimin e Mbapesë, ylli francez firmos deri në 2025-ën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook