VIDEO/ Lamtumirë speciale nga Lacio, Strakosha nderohet nga klubi dhe tifozët

Thomas Strakosha ka luajtur sot ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Lacios. Portieri i përfaqësueses shqiptare ka vendosur të mos rinovojë dhe do të nisë një karrierë të re larg bardhekaltërve, me mediat italiane që flasin për një akord të arritur me Fullhem në Premier Ligë. Ndaj klubi dhe tifozët vendosën që t’i jepnin lamtumirën në mënyrën e duhur portierit shqiptar pas ndeshjes së fundit.

dfdfdfdfdf

Me mbylljen e sfidës kundër Veronës, që përfundoi me shifrat 3-3, skuadra e Lacios bëri si zakonisht xhiron e fushës për të përshëndetur tifozët në mbyllje të edicionit ku siguruan vendin e 5-të në Serinë A. Gjatë kësaj xhiroje, tifozët thirrën në kor disa herë emrin e Strakoshës për ta falënderuar për kontributin e tij në këto vite.

Ndërsa më pas, klubi organizoi një mini-ceremoni ku presidenti Lotito i bëri dhuratë atij dhe Lukas Leiva, i cili gjithashtu do të largohet, një fanellë përkujtimore speciale ku ishin të vendosur edhe trofetë që ka fituar gjatë karrierës së tij me bardhekaltrit.

FTT49F4X0AA7NAI

Arena e Lajmit


Loading…

VIDEO/ Lamtumirë speciale nga Lacio, Strakosha nderohet nga klubi dhe tifozët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook