Video/ Makina inteligjente nuk fal! Orët e fundit 157 gjoba për shoferët “e pabindur”, pezullohen 89 leje drejtimi në Bypass-in e Fierit dhe aksin Lushnje –Durrës

888555787878787845454

Makina inteligjente e Njësisë Operacionale të Policisë Rrugore dhe radarët automatikë të Policisë Rrugore të DVP Fier dhe DVP Durrës kanë monitoruar përgjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm qarkullimin në Bypass-in e Fierit dhe në aksin rrugor “Lushnjë – Durrës” dhe anasjelltas.

Si rezultat, policia bën me dije see në këto akse, janë konstatuar shpejtësi nga 142 km/h deri në 179 km/h, e si pasojë janë pezulluar 89 leje drejtimi, për periudha nga 3 deri në 14 muaj, janë vendosur masa administrative nga 20.000 deri në 80.000 lekë të rinj, si dhe janë zbritur nga lejet e drejtimit, nga 10 deri në 13 pikë.

157 masa administrative u vendosën ndaj drejtuesve të mjeteve, të cilët makina inteligjente i skanoi gjatë punës së saj, për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

44 drejtues mjetesh u ndëshkuan për 3 shkelje njëherësh, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Njoftimi i plotë:

Vijon monitorimi i pandërprerë i qarkullimit rrugor, duke përdorur makinën inteligjente, radarët automatikë, dronin “edukues”, flotën e re të automjeteve, të pajisura me bazë logjistike bashkëkohore, si radarë që masin shpejtësinë në lëvizje dhe lexues automatikë të targave, kamera, aparate fotografike dhe patrulla në lëvizje, me makina të paloguara.

Përgjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, makina inteligjente e Njësisë Operacionale të Policisë Rrugore dhe radarët automatikë të Policisë Rrugore të DVP Fier dhe DVP Durrës kanë monitoruar qarkullimin në Bypass-in e Fierit dhe në aksin rrugor “Lushnjë – Durrës” dhe anasjelltas.

Në këto akse, janë konstatuar shpejtësi nga 142 km/h deri në 179 km/h.

Si rezultat i monitorimit janë pezulluar 89 leje drejtimi, për periudha nga 3 deri në 14 muaj, janë vendosur masa administrative nga 20.000 deri në 80.000 lekë të rinj, si dhe janë zbritur nga lejet e drejtimit, nga 10 deri në 13 pikë.

157 masa administrative u vendosën ndaj drejtuesve të mjeteve, të cilët makina inteligjente i skanoi gjatë punës së saj, për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

44 drejtues mjetesh u ndëshkuan për 3 shkelje njëherësh, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi puna e Policisë në këtë drejtim nuk është aksion i përkohshëm, por do të vijojë pandërprerë, për të arritur qëllimin madhor, atë të rritjes së parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Të gjitha akset rrugore monitorohen me makinën inteligjente dhe me flotën e re të automjeteve, të pajisura me bazë logjistike bashkëkohore 🚔, me qëllim evidentimin 📸 dhe ndëshkimin ✍ e atyre drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë në rrugë🛫🛣, me shpejtësi tej normave të lejuara.

Kthehu i sigurtë në shtëpi, respekto rregullat e qarkullimit rrugor!

 

Video/ Makina inteligjente nuk fal! Orët e fundit 157 gjoba për shoferët “e pabindur”, pezullohen 89 leje drejtimi në Bypass-in e Fierit dhe aksin Lushnje –Durrës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook