Ambasadori i ri i Armenisë i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta: Do të punojmë për forcimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve tona

Capture

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim Ambasadorin e Armenisë në Shqipëri, Tigran Mkrtchyan me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta i uroi suksese Ambasadorit Tigran Mkrtchyan në përmbushjen e misionit diplomatik në Shqipëri duke nënvizuar vullnetin për forcimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve tona, në fushat me interes reciprok në planin dypalësh politik, ekonomik, tregtar, turizëm e kulturë.

Kryetari i Shtetit konsideroi komunitetin armen në Shqipëri si një urë të rëndësishme në zhvillimin e marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve.

Presidenti Meta dhe Ambasadori Tigran Mkrtchyan vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit shumëpalësh, në kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe nismave rajonale ku të dy vendet janë anëtarë.

Ambasadori i ri i Armenisë i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta: Do të punojmë për forcimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve tona

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook