Balla: Bashkëpunimi me Gjermaninë po shtrihet edhe në prezencën e shtuar të bizneseve gjermane në Shqipëri

Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi sot një takim me Presidentin e Shoqatës Ekonomike Gjermano-Shqiptare (DAW) me seli në Berlin, Artan Pojani, si dhe drejtuesen ekzekutive, Anette Kasten.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se Bashkëpunimi me Gjermaninë po shtrihet edhe në prezencën e shtuar të bizneseve gjermane në Shqipëri.

Balla, në cilësinë e Kryetarit të Grupit të Miqësisë Shqipëri-Gjermani në Kuvendin e Shqipërisë, theksoi nevojën e bashkëpunimit të mëtejshëm me shoqatat dhe grupet e interesit që përfaqësojnë bizneset Gjermane në Shqipëri për të rritur praninë e tyre në vendin tonë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Bashkëpunimi me Gjermaninë 🇦🇱🤝🇩🇪 po shtrihet edhe në prezencën e shtuar të bizneseve gjermane në Shqipëri.

Kënaqësi të prisja sot në një takim Presidentin e Shoqatës Ekonomike Gjermano-Shqiptare (DAW) me seli në Berlin Artan Pojani si dhe drejtuesen ekzekutive Anette Kasten.

Në cilësinë e Kryetarit të Grupit të Miqësisë Shqipëri-Gjermani në Kuvendin e Shqipërisë theksova nevojën e bashkëpunimit të mëtejshëm me shoqatat dhe grupet e interesit që përfaqësojnë bizneset Gjermane në Shqipëri për të rritur praninë e tyre në vendin tonë.

Vlerësova vlerën e shtuar që sjellin në ekonominë shqiptare bizneset gjermane si një instrument të transformimit të kulturës së sipërmarrjes dhe të kulturës së punës. Kjo është arsyeja pse ne jemi shumë të interesuar dhe pse i konsiderojmë ato me një vlerë të dyfishtë.

Arena e Lajmit

Balla: Bashkëpunimi me Gjermaninë po shtrihet edhe në prezencën e shtuar të bizneseve gjermane në Shqipëri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook