Robin Gosens nuk ka pasur shumë minuta në dispozicion, por kjo nuk e ka penguar që me fanellën e Interit të provojë ndjesinë e “San Siro”-s. Për gjermanen “11 Freunde”, mbrojtësi i krahut të majtë ka treguar emocionet që ka përjetuar në zbritjen në fushë.
“‘San Siro’ mund të jetë i vjetër, por emocionet që të dhuron janë të shumta dhe nuk besoj se krahasohen me ndonjë stadium tjetër.
Ajo që kam përjetuar në derbin e dytë të Kupës së Italisë kur kam zbritur për të bërë nxehmjen nuk mund të përshkruhet me fjalë. Ke 80.000 tifozë që të shtyjnë dhe të bëjnë të mendosh se mund të kapërcesh malet.
Me një stadium të tillë, nuk mund të mos fitosh, është detyrim”, tha 27-vjeçari që sezonin e ardhshëm pret të jetë titullar i padiskutueshëm.
Arena e Lajmit
Loading…