VIDEO/ Javë e “nxehtë” për Policinë, nga armët te droga dhe shoferët e papërgjegjshëm, ja çfarë ndodhi gjatë 7 ditëve në vend

Capture 187

Policia e Shtetit ka publikuar bilancin e kësaj jave, ku ka qindra të arrestuar dhe shumë të tjerë të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, që variojnë nga kapja me armë zjarri te posedimi i lëndëve narkotike dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Angazhim, përkushtim, vendosmëri dhe profesionalizëm nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, në çdo skaj të vendit, për të parandaluar dhe luftuar krimin. Një sërë megaoperacionesh policore të finalizuara brenda një jave, në qarqe të ndryshme, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushat e narkotikëve, armëmbajtjes dhe pastrimit të parave që rrjedhin nga aktivitetet kriminale.Arsenal armësh, drogë, prona dhe pasuri, të sekuestruara, dhjetëra shtetas në kërkim, të kapur e qindra të tjerë të arrestuar dhe të proceduar penalisht.

Policia Rrugore/Vijon monitorimi intensiv në të gjitha akset rrugore, duke përdorur flotën e re të automjeteve të pajisura me teknologjinë bashkëkohore, makinën inteligjente “Poliscan”, “Dronin edukues”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamerat dhe mjetet e tjera të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia Kufitare/Falë masave të shtuara është përballuar me sukses fluksi në pikat e kalimit kufitar, në kuadër të sezonit turistik. Gjithashtu janë shtuar kontrollet për mjetet lundruese dhe argëtuese që përdoren gjatë sezonit turistik. Kontrolle të shtuara edhe në kufirin e gjelbër dhe në atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimeve ndërkufitare.

📈Gjatë kësaj jave, strukturat e Policisë në të gjithë vendin, janë angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë provimit të fundit të Maturës Shtetërore. Si rezultat, i gjithë procesi u përmbyll pa asnjë incident, përsa i përket detyrave funksionale të Policisë.

🩸 Njëkohësisht, gjatë kësaj jave, Forca Speciale elitë, RENEA, nën moton “Njerëzit jetojnë sepse njerëzit dhurojnë”, dhuruan gjak për fëmijet talasemikë.

🏁 Strukturat e DVP Durrës, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, morën masa për zhvillimin pa incidente, të aktivitetit sportiv “Hill Climb “Trofeu Skënderbej 2022” që zhvillua në qytetin e Durrësit, më datë 17 qershor, aktivitet për të cilin DVP Durrës u falënderua nga organizatorët.

Policia e Shtetit do të vijojë me intensitet operacionet policore dhe bashkëpunimin me qytetarët, partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, me qëllim goditjen e krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi, duke krijuar një ambient sa më të sigurtë për jetën dhe pronën e qytetarëve.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

VIDEO/ Javë e “nxehtë” për Policinë, nga armët te droga dhe shoferët e papërgjegjshëm, ja çfarë ndodhi gjatë 7 ditëve në vend

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook