Blogerja e njohur Negin Mirsalehi ka mirëpritur në jetë fëmijën e saj të parë.
Lajmin e bëri të ditur vetë ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
“Sam Eduard Stibbe Mirsalehi 🥺 July 11, 2022. Asgjë nuk krahasohet me këtë dashuri”– shkruan ajo krahas foto albumit që ka postuar duke zbuluar kështu edhe emrin e djalit të saj.
Menjëherë miqtë dhe fansat e saj kanë bërë urimet e tyre në seksionin e komenteve, ku mes tyre është edhe emri i blogeres shqiptare Sarah Berisha.
Në qershor të vitit të kaluar, partneri i saj Maurits i propozoi për martesë. Ata jetojnë në Amsterdam.
“Një vit e pak më parë ishte ndoshta një nga periudhat më sfiduese që kemi kaluar. Na thanë se do të ishte shumë e vështirë që të mbetesha shtatzënë. Pra, është bebi ynë i vogël mrekullibërës dhe jemi jashtëzakonisht mirënjohës,” shkroi ajo në Instagram në janar, kur zbuloi se ishte në pritje të ëmbël.
Negin e nisi karrierën si blogere dhe më pas u shndërrua në një influencer të njohur të mbarë botën për flokët e adhurueshëm dhe stilin e identifikueshëm. Ajo dhe partneri i saj të dy kanë themeluar markën për produkte për flokët, Gisou.
Në një intervistë të dhënë më herët blogerja e njohur, e cila zotëron edhe një nga markat më të njohura të bukurisë, foli në lidhje me menaxhimin e kohës mes punës dhe familjes.
“Epo, të jem e sinqertë, ne ishim mjaft vonë me gjithçka. Ne filluam të porosisim gjithçka vetëm 10 ditë më parë! Na u desh të bënim shumë javën e kaluar, por tani gjithçka po bëhet bashkë. Është e vështirë të imagjinohet se do të ketë një fëmijë pas disa javësh. Është e çuditshme. Jeni duke pritur të takoni dikë që vërtet nuk e njihni fare. Dhe unë mund ta imagjinoj që sapo të jetë këtu, ju nuk do të mund ta imagjinoni jetën pa të, por është gjithashtu vërtet e vështirë ta imagjinoni atë këtu”- tregoi ajo.