Fitorja e Interit ndaj Sampdorias nuk ka mjaftuar që ziklatërit të triumfojnë në garën e titullit ndaj Milanit, me kuqezinjtë që janë shpallur kampion.
Në përfundim të 90 minutave lojtarët zikaltër nuk e kanë fshehur hidhërimin për këtë fakt, me disa prej tyre që kanë shpërthyer në lot në fund të sfidës.
Lautaro Martinez, Di Marko dhe Ranokia kanë qenë ndër kryesorët që nuk i kanë përmbajtur emocionet me tifozët të cilët i kanë mbështetur duke brohoritur emrat e tyre dhe duke i ftuar të ngrenë kokën lart dhe ta marrin këtë disfatë si një mënyrë për t’u motivuar për sezonin e ardhshëm.
Skuadra është bashkuar në fund posht tribunës kryesore të “San Siro”-s për t’i falenderuar fansat për suportin gjatë këtij sezoni.
Arena e Lajmit
Loading…