Mançester Siti arriti të shpallej për herë të 8-të në histori kampion i Premier Ligës. “Qytetarët” e drejtuar nga Pep Guardiola, fituan rivalitetin me Liverpulin këtë sezon, duke siguruar titullin për të dytin vit radhazi.
Falë këtij suksesi, Siti arriti të parakalonte Aston Vilën për sa i përket titujve të fituar, teksa tashmë është vetëm 1 titull larg Evertonit që është renditur në vendin e katërt për sa i përket numrit të titujve të Premier Ligës së fituar, plot 9 të tillë.
Vendi i parë mbahet nga Junajtid me 20 tituj, i ndjekur nga Liverpuli me 19, ndërsa Arsenali ka arritur të fitojë 13 tituj.
Arena e Lajmit
Loading…