“Me Bashën kam pirë vetëm një kafe, s’ka qenë mentori im”, Flutura Açka tregon se si e mori ftesën për t’iu futur politikës: Kur shkova në seli, njerëz të Berishës…

Acka Deputete

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka treguar se si pranoi që të ishte pjesë e politikës. në një intervistë për ‘News24’ pohoi se ftesën e kishte marrë nga Lulzim Basha, për të cilin pohoi se nuk ishte mentori i saj politik.

Ajo theksoi se Basha ka qenë i ndrydhur politikisht, ndërsa tregoi për herë të parë një episod. Sipas saj kur ajo kishte shkuar në seli, aty ishin truproja dhe njerëz që informonin Berishën për lëvizjet në PD.

“Basha nuk ka qenë mentori im politik, por kryetari i PD që më bëri ftesë që t’i bashkohesha. Madje kërkesa ka qenë e tillë; Ka ardhur koha që t’i shërbesh demokracisë, a do vish që t’i bashkohesh? Nuk më bëri pakte. Kjo ka qenë dhe jam para zotit dhe dua të jem e ndershme. Këtë e gjeta një gjë të sinqertë. Me zotin Basha kam pirë dhe një herë kafe, E kam parë si djalë europian. Zoti Basha ndoshta kishte potencial, por nuk i kishte ‘flatrat’ që të fluturonte siç e shoh unë tani. Do ju them një detaj që se kam thënë askush. Në ditën që zoti Basha më thirri për të komunikuar që të hyja në listën e PD, jashtë kanë qenë truproja, njerëz që merren me ‘PR’ e zotit Berisha. Do e kenë njoftuar, jam e sigurt se në seli hyri Flutura Açka. Por a mund të bëhet demokraci kështu? A mund të jetohet ashtu? Si mund të japësh liri në këto kushte të një ndrydhje politike. Mendoj se zoti Basha ka qenë njeri i ndrydhur politik.”, tha Açka.

Arena e Lajmit

“Me Bashën kam pirë vetëm një kafe, s’ka qenë mentori im”, Flutura Açka tregon se si e mori ftesën për t’iu futur politikës: Kur shkova në seli, njerëz të Berishës…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook