Në postimin e fundit të Adrola Dushit gjithë vëmendjen e mori komenti epik i Ermal Mamaqit

Ermal Mamaqi prej vitesh është larg ekranit dhe emisionit komiko-satirik që drejtoi për një periudhë të gjatë, por duket se vazhdon t’i bëjë për të qeshur njerëzit në rrjetet sociale. Ai iu komenton shpesh figurave të njohura të showbizit në fotot që postojnë në Instagram dhe sigurisht që komentet janë me nota humori, ndonjëherë edhe ironie.

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, ka ndarë në këtë media sociale një foto ku shkruan: “Unë lahem me parfum në det. Po ju?”.

Kësaj pyetjeje Ermali i është përgjigjur duke shkruar: “Ne lahemi me shampo.”Komenti i tij ka shkaktuar të qeshura tek ndjekësit që kanë nisur të replikojnë dhe ta pëlqejnë komentin e tij. Ndërkohë ende nuk ka një përgjigje nga Adrola.

Kjo e fundit këto kohë ka marrë një pushim nga angazhimet si modele duke u fokusuar më shumë te jeta e saj personale. Jeta e Adrolës është e ndarë mes SHBA ku ka familjen dhe Shqipërisë.

Nga ana tjetër, Ermali është fokusuar te kinematografia dhe leksionet e motivimit, teksa nuk e ka përjashtuar një rikthim në ekran me ndonjë projekt të ri.

Në postimin e fundit të Adrola Dushit gjithë vëmendjen e mori komenti epik i Ermal Mamaqit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook