Deputetja Flutura Açka duke komentuar krizën në PD u kthye pas në kohë dhe kujtoi misionin e saj se pse kishte hyrë në politikë.
Në një intervistë për gazetaren Fatmira Nikolli në ‘News24’ Açka tha se qëllimi i saj ishte që të ndryshonte sistemin politik, ndërsa kishte dashur që të provonte se politika nuk të prish, por është njeriu që sipas saj përfundon nga privilegjet.
Sipas shkrimtares pavarësisht vendimit të DASH, Berisha duhet ta merrte me sportivitet këtë gjë dhe të tërhiqej, bashkë me Bashën, në mënyrë të tillë që t’i hapej rruga elitës së re.
“Ka qenë një kapërcim i fuqishëm, një kthesë e fortë. Kam pasur një lloj kureshtjeje prej njeriu, se pse një njeri i zakonshëm, që e kemi thënë si; njeriu i mirë’ që bëhet i keq. E kemi krijuar idenë se një njeri i mirë bëhet njeri i keq. Por kjo nuk është e vërtetë. E kam thënë që ditën e parë që jam betuar, se do jem njeri transparent. Një metamorfozë ndodh, por është një metamorfozë ku njeriu e fut vet veten. Ku thuhet se njeriun politika e bën pis. Nuk të bën politika pis, por ti ke dëshirë që të bëhesh pis, ndjen nevojën e privilegjit. Këtu harrohet sensi i detyrimit si shërbëtor. Kisha dëshirë që të ndërroja diçka në këtë sistem, por është e vështirë të brejtur. Ne duhet të ndryshojmë sistemin!”, tha Açka.
Pyetje: U futët në këtë rrugë me opozitën për të ndryshuar sistemin. Por pas hyrjes tuaj në politikë shumë gjëra ndryshuan opozitën. Keni ndonjë peng për vendimin që keni marrë?
Açka: Kisha besuar se zoti Berisha do e priste me sportivitet këtë gjë. Se në fund të fundit nuk ndryshon asgjë në atë ikonërinë e tij me PD. Ky vendim i DASH nuk ndryshon asgjë nga ajo simpati që kanë militantët. Mendoj se sportiviteti nga ana e Berishës do ndihmonte dhe do i jepte furmë të re PD. Ne nuk po i hapim rrugë elitës së re, ne e kemi ngulfatur, e kemi ‘vrarë’ atë. Pas 30 vitesh, e shoh vetë me veten time, pas 30 vitesh po kthehemi në ciklin zero. Nuk kam asgjë, por nëse zoti Berisha do i krijonte mundësi PD, për të sjell ëlita të reja, do e duartrokisja. Por për t’ju kthyer pas për atë që e vuri vetë, për delfinin e vetë, kjo është një luftë gjelash, për kapriço. Dua të rri jashtë kësaj gjëje që e sheh partinë si pronë. Shtrova një platformë, isha e sinqertë u nisa nga legjenda e vjetër se ‘duhej të bëhet një kurban’. Vazhdoj të jem e prerë se dy drejtuesit, i vjetri dhe i riu, duhet të distanciohen dhe t’i jepnin rrugë reformimit të partisë. Ne dolëm më pak, por duhet të kishim dalë më shumë. A e dini se njerëzi ndërrojnë rrugën në bazë.
Arena e Lajmit