“Opozita s’është në binarë”, Açka: E keqardhur! U gjenda si sanduiç mes kësaj tollovije! Kemi përgjegjësi historike për katandisjen e PD

Acka

Deputetja Flutura Açka, në një intervistë për News24 është treguar e hapur ndërsa ka folur për situatën në Partinë Demokratike , duke shprehur edhe qëndrimin e saj për ngjarjet që kanë ndodhur së fundi në partinë opozitare , në PD

Gjatë kësaj intervistë, ajo është shprehur se nuk i frikësohet aspak linçimeve dhe se gjithmonë e ka shprehur hapur qëndrimin e saj.

E ndalur tek Partia Demokratike, Açka u shpreh kritike, ndërsa nuk ngurroi të theksonte se ndjehet e keqardhur që ishte pjesë e kësaj situata, pasi sot sipas saj PD nuk është aspak në binar.

“Unë nuk kam as drojë dhe as frikën e linçuesve, unë gjërat i them publikisht dhe fakti që nuk më afrohen shumë është se gjërat i them publikisht dhe këtë nuk e kam bërë për veten time por për liderët e rinj. Me dëshirë që të vijë një shpurë e re në PD dhe ne të jemi mbështetësit e tyre dhe të sjellin një opozitë për sëmbari pasi nuk është, nuk është fare në binar opozita shqiptare sot, dhe e kam keqardhje të madhe sot që unë u gjenda në formën e një sanduiçi në mesin e kësaj tollovije të rëndë dhe të shëmtuar . Kjo është keqardhja ime e madhe. Unë gjykoj ata njerëz që nuk gjejnë forcë të dalin nga lëkura e tyre qoftë Alibeaj, Basha apo Berisha. Për të këtë katandi të PD jemi të gjithë bashkëfajtorë, kemi përgjegjësi historike. A jemi bashkë nuk jemi, a jemi më të fortë, nuk jemi? Si do të shkojmë në zgjedhjet e ardhme kur jemi në këtë katandi”, tha ajo.

Arena e Lajmit

“Opozita s’është në binarë”, Açka: E keqardhur! U gjenda si sanduiç mes kësaj tollovije! Kemi përgjegjësi historike për katandisjen e PD

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook