Disa persona me shtetësi shqiptare janë përplasur me armë mëngjesin e sotëm në një lagje të Bibiones, në Itali. Mediat italiane raportojnë se përplasja ka ndodhur rreth orës 7 në banesat publike në via Stella Sirio.
Sipas një rikonstruksioni fillestar të ngjarjes, në këtë sherr që ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve janë përfshirë tre shqiptarë.
Njëri prej tyre, i armatosur me pistoletë, i ka rënë ziles së derës së bashkatdhetarit të tij që jeton në një apartament në banesën publike në Via della Vega.
Personi i armatosur, një 55-vjeçar me banim në Bevazzana, dyshohet se ka nxjerrë armën duke gjuajtur tre herë në drejtim të bashkatdhetarit të tij, ndërsa një tjetër shqiptar ishte me të.
Në vendngjarje mbërritën karabinierët nga stacioni lokal me marshallin Pietro Gaddeo dhe punonjësit e shëndetësisë nga pika e ndihmës së parë. I plagosuri është dërguar në spitalin e Mestres në gjendje të rëndë.
Sipas thashethemeve, treshja e kolegëve, të gjithë të punësuar si kopshtarë në një agjenci në Bibione, nuk kanë shkuar mirë për shkak të problemeve me paratë.
Ndërkohë, dy të tjerët u transferuan në kazermë dhe gjithçka po shqyrtohet nga hetuesit nga kompania Portogruaro.