Pete Davidson shprehu dëshirën për tu bërë baba dhe ja si do dukeshin fëmijët e tij me Kim Kardashian

Pete Davidson së fundmi zbuloi ëndrrën e tij për t’u bërë baba.

Kështu, një artist duke marrë spunto nga deklarata e tij ka ‘treguar’ se si mund të duken fëmijët e komedianit me të dashurën Kim Kardashian. Joe Mullins përdori fuqinë e teknologjisë për të hartuar ilustrime që parashikojnë se si mund të duken fëmijët e Kim dhe Pete.

Mullins krijoi fotot e çiftit përpara se të vizatonte imazhet e një djali dhe një vajze të moshës katër deri në pesë vjeç me tiparet e Kim dhe Pete. Djali kishte ngjashmëri me Pete dhe kishte flokë dhe sy kafe të errët njësoj si Kim.

Vajza kishte gjithashtu flokë kafe të errët dhe sy si Kim.

Pete, i cili është në lidhje me Kim që nga fundi i vitit 2021, zbuloi ëndrrën e tij për t’u bërë baba gjatë një bisede me Kevin Hart.

“Unë jam padyshim një djalë i dedikuar pas familjes. Gjëja ime më e preferuar, të cilën ende nuk e kam arritur, është që të kem një fëmijë“-tha në “Hart to Heart” të Peacock. “Kjo është ëndrra ime”, shtoi i dashuri 28-vjeçar i Kim Kardashian.

 Kur Davidson filloi të justifikonte dëshirën e tij duke e quajtur “super të çuditshme“, Hart i tha “nuk është shumë e çuditshme, është gjëja më e mirë që mund të bësh në jetë”. Davidson vazhdoi, duke thënë se ai mendon se atësia do të ishte argëtuese dhe se do e përdorë atë si një mënyrë për të përmirësuar veten.“Jam shumë i emocionuar për atë kapitull, kështu që është diçka për të cilën po përgatitem tani. Thjesht po përpiqem të jem një njeri i mirë dhe të zhvillohem e të përmirësohem, në mënyrë që kur kjo të ndodhë(kur të bëhem baba), të jetë më e lehtë.”

Kim ka katër fëmijë me ish-burrin e saj Kanye, vajzat North, nëntë vjeç, Çikago, katër, dhe djemtë Saint, gjashtë vjeç dhe Psalm, tre. Ajo filloi të takohej me Pete pasi u divorcua nga Kanye dhepasi ishte në një episod të ‘Saturday Night Live’ në tetor 2021. Ata ndanë puthjen e tyre të parë në një skeç. Së fundmi, Pete ka bërë tatuazh fjalët ‘Jasmine’ dhe ‘Aladdin’  së bashku me një simbol të pafundësisë midis emrave, si referencë për puthjen e tyre të parë në shfaqje.

Pete gjithashtu do të bëjë debutimin e tij në reality show-n e ri të familjes së saj ‘The Kardashians’ sezonin e ardhshëm.

Pete Davidson shprehu dëshirën për tu bërë baba dhe ja si do dukeshin fëmijët e tij me Kim Kardashian

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook