Presidenti i ri Bajram Begaj nën hetim për tjetërsimin e bazave ushtarake? Ja çfarë thotë SPAK

Spak Gjykata

Teksa e gjithë vëmendja këto ditë është përqendruar te zgjedhja e presidentit të ri, të shumta kanë qenë akuzat nga opozita në lidhje me Bajram Begajn. Ky i fundit është kallëzuar penalisht nga ish-ushtaraku Artur Meçollari për tjetërsimin e bazave ushtarake.

Duke iu referuar këtyre akuzave, opozita ka pohuar se president nuk mund të jetë një zyrtar që implikohet në të tilla çështje. Duke iu përgjigjur interesimit të BalkanWeb, burime zyrtare nga SPAK konfirmojnë se presidenti i ri Begaj, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm, nuk është nën hetim për ndonjë çështje. SPAK ka mohuar pretendimet se Begaj është regjistruar si person në hetim në regjistrin e veprave penale.

“Zoti Bajram Begaj nuk është në hetim dhe nuk ka ndonjë hetim ndaj tij”, thuhet në përgjigjen e SPAK për BalkanWeb.

Kujtojmë se Bajram Begaj u zgjodh President në raundin e katërt të votimit, ku ditën e shtunë mori 78 vota pro në Kuvend, 4 kundër dhe 1 abstenim. Mes këtyre votave pro, një prej tyre vinte nga opozita. Begaj pritet që të marrë zyrtarisht detyrën në 24 korrik, kur mbaron edhe mandati 5-vjeçar i Presidentit Ilir Meta.

Arena e Lajmit

Presidenti i ri Bajram Begaj nën hetim për tjetërsimin e bazave ushtarake? Ja çfarë thotë SPAK

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook