Mungojnë edhe disa ditë nga finalja e Tiranës, por Roma vazhdon përgatitjet dhe është fokusuar në këtë event që mund t’i japë një kuptim këtij sezoni. Roma do të niset drejt Tiranës më 24 maj, me çarter.
Verdhekuqtë do të zhvillojnë stërvitjen e fundit të martën paradite në orën 11:00 dhe pasdite do të udhëtojnë drejt kryeqytetit shqiptar, një ditë përpara finales. Lojtarët do të vizitojnë stadiumin për 15 minuta, nga ora 17:30 deri më 17:45, ku më pas do të fillojë konferenca zyrtare për shtyp e trajnerit Murinjo dhe dy futbollistëve nga 17:45 deri në 18:30.
Nga ana tjetër, Fejnordi po vazhdon përgatitjet në Portugali dhe do të zhvillojë konferencën pas klubit të Romës. Ndërkohë, klubi holandez do të zhvillojë edhe stërvitjen zyrtare në tokën shqiptare nga ora 19:30 deri në 20:30. Në protokollin zyrtar, Roma pritet të jetë ekipi pritës.
Arena e Lajmit
Loading…