Tentuan t’i grabisnin lokalin dhe e goditën pronarin, arrestohet 46-vjeçari në Elbasan, shpallet në kërkim një tjetër

Policia

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 46-vjeçarin S.B., ndërsa është shpallur në kërkim Th. B., 36 vjeç, pasi në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin në lokalin e shtetasit A. B., të cilin e kanë goditur me mjete të forta dhe me mjet prerës.

Sakaq shtetasi A. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 46 vjeç, banues në Elbasan dhe shpallën në kërkim shtetasin Th. B., 36 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja”, pasi në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin në lokalin e shtetasit A. B., të cilin e kanë goditur me mjete të forta dhe me mjet prerës. Shtetasi A. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Arena e Lajmit

Tentuan t’i grabisnin lokalin dhe e goditën pronarin, arrestohet 46-vjeçari në Elbasan, shpallet në kërkim një tjetër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook