MIlani ka fituar për herë të 19 titullin kampion në Serinë A dhe natyrshëm që për skuadrën dhe për tifozët festa ka qenë e jashtëzakonshme. Menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare, lojtarët e Milanit nisën festën në fushë, ashtu si edhe trajneri Pioli.
Atyre iu bashkuan shpejt tifozët që hynë në fushë dhe rrethuan futbollistët e trajneri.
Ndërsa në tribunë, nisi të shkruhej emri i skuadrës fituese mbi trofeun e Serisë A për këtë edicion.
Arena e Lajmit
Loading…