Milani ka vuajtur prej vitesh për të gjetur një sulmues që do ta ndihmonte ekipin të fitonte një trofe dhe të shënonte gola të rëndësishëm për Milanin, që pas largimit të Inzagit, duke e quajtur “Mallkimi i numrit 9”.
Që pas largimit të sulmuesit italian nga kuqezinjtë, lojtarët që e kanë mbajtur veshur këtë numër kanë qenë: Pato, Matri, Torres, Destro, Luiz Adriano, Lapadula, Andre Silvam Higuain dhe Piatek, të cilët së bashku nuk shënuan më shumë se 44 gola.
Duket se ky mallkim më në fund është thyer nga francezi Zhirud, i cili ka shënuar plot 11 gola në Serinë A shifër që se ka arritur as edhe një lojtar tjetër që e ka mbajtur veshur këtë numër.
Për më tepër, dy golat e fundit të shënuar ndaj Sasuolos, ishin ato që i dhanë titullin Milanit, pas 11 vitesh.
Arena e Lajmit
Loading…